Deputetja serbe zgjedh gjuhën shqipe për t’i replikuar Haradinaj - Stubllës
Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla është përplasur me një nga deputetët serb nga radhët e Aleksandër Vuçiq, Danijela Vujičić në rrjetin social Twitter.
Haradinaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Vuçiq i ka larguar serbët nga institucionet që kontrollin e Veriut ta marrin bandat kriminale dhe sipas saj tashmë është duke u kërcënuar politikania serbe, Rada Trajkoviq
“Vuçiq dhe kreu i mafies veriore të #Kosovës vendosën që serbët të largohen nga institucionet e tyre legale dhe legjitime, në mënyrë që bandat mafioze të kontrollojnë veriun.” QV-ja e Kosovës duhet t’i ofrojë menjëherë mbrojtje të armatosur 24 orë Radës pas kërcënimeve publike për jetën ndaj saj”, ka shkruar ajo.
Linçimet publike që zyrtarët serb (përfshirë kriminelin Sheshel) ia bëjnë @trajkovic_rada vetëm pse e thotë të vërtetën, janë të papranueshme & rrezikshme.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 14, 2022
Uroj që serbët e Kosovës sa më shumë të flasin me Kosovën e sa më pak me Beogradin - i cili i keqpërdorë vazhdimisht! https://t.co/95Q7Xp7qTN
Mirëpo, pa vonuar shumë erdhi reagimi i deputetes serbe, e cila i është drejtuar Haradinajt, duke i thënë se je në të njëjtin grup gjaku politik me Radën.
“Po të kishit kërkuar pak më shumë, do ta kishit njohur më mirë. Por ju besoni sepse ju dhe Rada jeni të të njëjtit grup gjaku politik. Thjesht merre atë, siç është tashmë. Mbajeni atë. Ju dhe ajo jeni e njëjta erëz nga e njëjta kavanoz”, ka shkruar deputetja serbe në Twitter.
Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, i është përgjigjur deputetes serbe, duke shkruar se anglishtja e saj është e shtrembëruar dhe duke kërkuar që dikush t’ia përkthej në anglishten standarde.
“Lus miqtë që mund t’a përkthejnë këtë tweet nga një anglishte të shtrembëruar në një anglishte standarde. Flm”, ka shkruar Haradinaj.
Lus miqtë që mund t'a përkthejnë këtë tweet nga një anglishte të shtrembëruar (broken English) në një anglishte standarde. Flm :-) #regionalcoop https://t.co/TjkCTBreiZ
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 14, 2022
E në fund fare deputetja serbe ka zgjedhur gjuhën shqipe për t’i reaguar Haradinajt.
“Mos u mërzit për gjuhën english sa e di flas ma mirë se ti shqipen”, ka shkruar ajo.
Mose mrzit per gjuhen english sa e di flas ma mir se ti shipen. https://t.co/a8jgtBXK0S
— Danijela Vujičić (@DanijelaVujici2) November 14, 2022