Deputetja Saranda Bogujevci bëhet nënë - NACIONALE

Deputetja Saranda Bogujevci bëhet nënë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci është bërë nënë.

Lajmin e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo e fundit, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Bogujevci është bërë nënë e një djali, të cilin e ka quajtur Julian.

“Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Forca e jetës ❤️

E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të kolegës, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci

Saranda dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë.

Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!

Lajme të ngjashme