Deputetja e VV-së që tha se parukierja i foli mirë për Kurtin, tash thotë se portalet po i bullizojnë të gjithë parukierët - NACIONALE

Deputetja e VV-së që tha se parukierja i foli mirë për Kurtin, tash thotë se portalet po i bullizojnë të gjithë parukierët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku sot tregoi një ngjarje që i ka ndodhur në një sallon parukerie, ku iu thanë disa lëvdata për kryeministrin Albin Kurti. Megjithatë, raportimet e mediave për shkrimin që ajo vetë e bëri, duket se i kanë penguar.

Mulhaxha-Kollçaku në një reagim të publikuar më herët, po thotë se parikueret/ët u bullizuan nga portalet.

“Paramendoni, disa portale bullizuese në çfarë mase nënçmuan parukieret/ët e Kosovës tanë të dashur. Të gjithë atyre u ndalohet dhënia e opinioneve??!! Sidomos atyre vajza dhe gra. Seksizmi ka emër. Për çfarë konsiderohen ata, nga këta bullizues? TURP për ta!”, ka thënë ajo.

Tutje, deputetja e partisë në pushtet ka shprehur respekte për të gjithë profesionistët që punojnë në sallone ondulimi.

“Respekt për të gjithë ju profesionistë, pronarë dhe punëtorë të salloneve pa të cilët nuk mundemi. Respekt sidomos për kolegët tuaj në Pejë e Prishtinë, shumicën prej të cilëve i kam edhe miq.P.s Matës më të mirë të opinionit publik për mua gjithnjë kanë qenë qytetarët që i takoj në përditshmëri, e asnjëherë "opinionistët" e studiove televizive, e aq më pak opinionet e disa prej portaleve që denigrojnë me porosi”, tha ajo.

Ndërkaq, siç bëri të ditur vetë Kollçaku më herët, parikuerja ia tha disa fjalë befasuese për Kurtin, e cila deklaroi se tash gjumin e bën rehat, pasi nuk frikësohet se mund të nënshkruhet marrëveshje e dëmshme.

“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin". U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj”, ka shkruar deputetja e Vetëvendosjes.

Lajme të ngjashme