Deputetja e VV-së që këqyrte ofertat e shporetëve në Kuvend: I analizojsha, nuk po i shikoja për veten
Shqipe Isufi, deputete nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka shfrytëzuar rasti që t’i shikojë disa oferta në Facebook ditën e premte.
Isufi ishte më shumë e interesuar për ofertat për shporetet që vlera e tyre ishte 1450 euro, se sa argumentet e kryeministrit Kurti dhe vartësve të tij për çështjet aktuale në vend.
Nacionale ka kontaktuar me deputeten Isufi dhe e njëjta ka deklaruar se vetëm po i analizonte.
“I ka qit qeveria, i analizojsha… kurgjo”, tha Isufi.
Ajo tutje ka vazhduar se këtë shporet nuk po e shikonte për veten.
“Jo, unë jo personalisht, por më ka pyetur dikush prej qytetarëve”, ka përfunduar deputetja e VV-së.