Deputetja e PDK-së tallet me deklaratën e Kurtit: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri - NACIONALE

Deputetja e PDK-së tallet me deklaratën e Kurtit: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është tallur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për minatorët.

Duke ironizuar me shefin e qeverisë, ajo ka vlerësuar se në këtë qeveri ka tepër shumë të emëruar politik për punët e pakta që po kryhen mbi tokë.

“Deklaratë më e saktë do të ishte kjo: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri, për punët e pakta që po shihen mbi tokë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e saj në “Facebook”.

Gjatë mbledhjes se sotme, Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për mbështetje për Trepçën.

Më adresimin e tij, kryeministri Albin Kurti ka thënë Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntokë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në hapje të mbledhjes për subvencionimet që të bëhen në shëndetësi, arsim dhe për "Trepçën".

“4 milionë euro dedikuar mbështetje për Trepçën në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, ku ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme