Deputetja e PDK-së: Qeveria Kurti e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: Qeveria Kurti e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në shënimin e 15 vjetorit të Kushtetutës, ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahen mend si qeveria që u tregua shumë herë e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës së Kosovës.

Deliu-Kodra në shkrimin e saj në Facebook, ka kujtuar deklarimet e kryeministrit, Albin Kurti, ku gjatë kohës sa ishte në opozitë thoshte se: "Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin kushtetutën janë super-kriminel."

Ishte pikërisht ky kryeministër bashkë me ekipën e tij që "vunë këmbën” shumë herë mbi Kushtetutën e Kosovës.” – ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë i saj:

Sot 15 vjet më parë u ratifikua Kushtetuta e Republikës së Kosovës, akti më i rëndësishëm juridik në vend.

Të gjithë ata që shkelin kushtetutën, Albin Kurti i pati quajtur me një term jo fort të lehtë "Kush e shkel ligjin është kriminel, ndërsa ata që e shkelin kushtetutën janë super-kriminel”, ishte përshkrimi i Kryeministrit.

Ndërkohë që, Qeveria e Vetëvendosjes do të mbetet në historinë politike të Kosovës si Qeveria që u tregua shumë herë e “pamëshirshme” ndaj Kushtetutës.

Ishte pikërisht ky kryeministër bashkë me ekipën e tij që "vunë këmbën” shumë herë mbi Kushtetutën e Kosovës.

Lajme të ngjashme