Deputetja e PDK-së i drejtohet dikujt nga VV-ja në Kuvend: Veç mshele ti - NACIONALE

Deputetja e PDK-së i drejtohet dikujt nga VV-ja në Kuvend: Veç mshele ti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floreta Zejnullahu me të përfunduar fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, i është drejtuar dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje me fjalët “veç mshele ti”.

Ajo në fjalën e saj përmendi zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke thënë se deputetët e partisë në pushtet i nënshtrohen asaj.

“Mua më vjen keq që ju si deputet të pozitës që keni marrë besim nga qytetarët, inënshtroheni diktatit të Dëejona Mihalit, jeni shndërruar në përfaqësues të Dejonës.” – ka thënë Zejnullahu mes tjerash.

Ajo ka shtruar edhe disa pyetje që kishin të bënin me nënshtetësinë e dhënë Mihalit, duke pyetur se çfarë interesi ka pasur Kosova me këtë rast.

Në fund ndërkaq, ka tërhequr vëmendjen një fjali e thënë nga Zejnullahu. Ajo iu drejtua dikujt nga Lëvizja Vetëvendosjes me:

“Veç mshele ti”

Lajme të ngjashme