Deputetja e PDK-së: 16 ushtarë e braktisën FSK-në veç këtë vit, të reagojmë sa nuk u bë vonë - NACIONALE

Deputetja e PDK-së: 16 ushtarë e braktisën FSK-në veç këtë vit, të reagojmë sa nuk u bë vonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka folur për ikjen e ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Musliu ka dhënë të dhëna të frikshme të atyre që sipas saj po e braktisin FSK-në.

Sipas deputetes Musliu vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më sot janë larguar 16 pjestarë të FSK-së.

Postimi i plotë i saj:

Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë!

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë.

Vetem nga 1 Janar 2023 deri sot jane larguar 16 pjestarë të FSK-së.

Lajme të ngjashme