Deputetja Statovci thotë se BE-ja po e ledhaton Serbinë në dialog
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka pretenduar se BE-ja po e ledhaton Serbinë në procesin e dialogut të Brukselit.
Ajo ka thënë se një qasje më e drejtë në këtë proces do ta ndihmonte dialogun për normalizimin në mes të dy vendeve.
Në një intervistë për Ekonomia Online, ajo ka fajësuar Serbinë për destruktivitet në dialog.
“Si një proces i cili udhëhiqet nga një mosbesim, sepse kemi një palë që tashmë një marrëveshje të cilën ishte dakorduar, veçse ka shkelur në tetë pika ka dërguar letër zyrtare që tërhiqet nga kjo marrëveshje, gjithashtu dhe në kuadër të letrës nënvizon edhe pretendime të saj në kuadër të mos respektimit të integritetit territorial. Kështu që, qasja e tyre armiqësore-destruktive vazhdon. Unë besoj që vetëm vëmendja e forcuar dhe e fokusuar ndaj Kosovës dhe fuqizimi i Kosovës dhe më shumë vëmendje, për ta mos ledhatuar deri në këtë pikë Serbinë, krijon një normalitet dhe një normalizim që i kontribuuon pastaj stabilitetit edhe paqes në rajon”, ka thënë Statovci.