Deputetja e BDI-së: S’ka nevojë që Kurti e VV me ardhë e me u përzi në zgjedhje - NACIONALE

Deputetja e BDI-së: S’ka nevojë që Kurti e VV me ardhë e me u përzi në zgjedhje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk duhet të përzihet në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut.

Ajdari ka thënë se fitorja e Ali Ahmetit përballë partisë së Arben Taravarit ishte e pritshme, duke qenë se Bujar Osmani ka qenë kandidati më i mirë.

“Pritej kjo fitore. Sepse realisht, kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka qenë kandidati më i mirë, nga të gjitha palët. Është një kryediplomat i dëshmuar dhe që ka treguar sukses edhe si ministër i jashtëm”, ka thënë ajo në Frontal në T7.

Ajdari ka folur edhe për përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fushatën zgjedhore atje dhe kathënë se edhe vetë Kurti e di që s’është në rregull një gjë e tillë.

“Besoj se po. Megjithatë ne themi, ju kemi dalë hakut, sepse lideri ynë Ali Ahmeti e ka pasur ofertën për ta, që të bashkohen dhe të dalin me një kandidat. Megjithatë le të ngelet në përgjegjësinë e atyre. Por sigurisht nëse do të kishte një kandidat, do të shkonte në raundin e dytë. Ndërhyrjet e këtilla s’janë në rregull. Dhe ata edhe vetë e dinë se nuk është në rregull. Vullneti i lirë i qytetarëve e dëshmoi. Bujar Osmani doli fitues. Realiteti dhe konteksti politik në Maqedoni është i ndryshëm dhe ndërhyrjet e tilla nuk janë në rregull, s’janë fer. Qytetarët e ndjenë. S’ka nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të ndikojë në zgjedhje”, ka thënë ajo më tutje.

Lajme të ngjashme