Deputetja Balje me deklaratë të ngutshme, e cilëson si vrasje vdekjen e dyshimtë të gruas në Prishtinë
Para pak mintuash, policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një gruaje në Prishtinë, më konkretisht në rrugën “Ferat Dragaj”.
Vdekja po konsiderohet si e dyshimtë dhe kjo, ka nxitur reagimin e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
“Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura!.” – ka shkruar fillimisht ajo.
Tutje, ajo ka thënë se është dita e katërt e vitit dhe vrasja e kësaj gruaje le të jetë e fundit.
Në fund, ajo ka pyetur: “P.S A nuk është vrasje në afekt?”.
Postimi i plotë i deputetes Balje:
Kur nuk e nis Vitin e Ri me gjëra të bukura!
Dita e katert dhe vrasja e femres e para te ketij viti le te jete e fundit!!!
Zoti na ruajt!
P.S A nuk është vrasje në afekt?
