Gjendet e vdekur një grua në Breg të Diellit në Prishtinë - NACIONALE

Gjendet e vdekur një grua në Breg të Diellit në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në mesditën e sotme në rrugën “Ferat Dragaj” në Breg të Diellit (afër lokacionit të njohur si "Furra Qerimi") në kryeqytet.

Viktima raportohet se është grua rreth moshës 30 vjeçare.

Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast, të cilët përmes automjeteve raportohet se ka bllokuar rrugën.

"Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën "Ferat Dragaj" në Prishtinë.
Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit."
- tha Flora Ahmeti nga Policia.

Epiket e urgjencës kanë qenë ato që e kanë konstatuar vdekjen e kësaj gruaje. Por ende mbetet mister shkaktari i vdekjes.

Detaje për këtë rast ka dhënë për Nacionalen shefi i Urgjencës Avdyl Pacolli.

AI ka thënë se viktima ka qenë e tëra e mbuluar me gjak.

Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipa ka shku e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipa mjekësore me të konstatuar vdekjen e ka thirrë shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipa. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli për Nacionalen.

LAJMI NË PËRDITËSIM...

Lajme të ngjashme