Deputeti socialist në Shqipëri, viziton krerët e UÇK-së në Hagë
Taulant Balla, shef i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, ka realizuar një vizitë te ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjete sociale. Aty ka shkruar se kjo vizitë po bëhet me rastin e Ditës së Flamurit.
“Për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë tek ÇLIRIMTARËT E KOSOVËS”, ka shkruar Balla.
Ndryshe, Balla për vizitën e tij kishte paralajmëruar edhe ditën e diel, në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës e Shqipërisë.