Deputeti i VV-së në Pressing ama pa analistë përballë, Syla: Shumë po tuten, po dojnë veç vet para Leos - NACIONALE

Deputeti i VV-së në Pressing ama pa analistë përballë, Syla: Shumë po tuten, po dojnë veç vet para Leos

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një deputet i Vetëvendosjes doli sot në emisionin Pressing, ndërsa panelisti i rregult Valon Syla tregoi që po kërkojnë “të jenë vet para Leos”, sipas tij “nga tuta” e përballjes me analstë.

Qe 4 vjet deputetet e VVs tuten me dalë me analista në Pressing... edhe kur vinë, kerkojnë te jenë vetun para Leos. Gojen e kanë plotë suksese, por tuta e tyre prej panelistëve tregon mjaftë se sa tuten, sa ndihen të sigurt e sa besojnë se kane pasur sukses”.

Postimi i plotë:

Sa shumë po tuten njerëzit e Vetëvendosjes...

Qe 4 vjet deputetet e VVs tuten me dalë me analista në Pressing... edhe kur vinë, kerkojnë te jenë vetun para Leos. Gojen e kanë plotë suksese, por tuta e tyre prej panelistëve tregon mjaftë se sa tuten, sa ndihen të sigurt e sa besojnë se kane pasur sukses.

Ky djali i ri, qe në dukje duket si një murg i moshuar manastiri, që nuk fërkon as me kohën e trendet moderne, nuk e di se me çka ka me kërku votën, kur për 4 vite smbahet mend se ka kry ndonjë punë, qe e ka shty ndonjë ligj, apo ka pasur ndonjë iniciativë të hajrit. Po aq e ashtu sa edhe Qeveria Kurti.

Mos u tutni, se nuk e keni gjatë.

Lajme të ngjashme