Deputeti i VV-së: Po shpresoj që Qeverinë do ta bëjmë edhe pa PDK-në, Kurti kryeministër, Konjufca kryeparlamentar - NACIONALE

Deputeti i VV-së: Po shpresoj që Qeverinë do ta bëjmë edhe pa PDK-në, Kurti kryeministër, Konjufca kryeparlamentar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka thënë se “shpreson” që kjo parti do ta bëjë Qeverinë pa Partinë Demokratike të Kosovës.

Madje, duke folur për“Kallxo”, ai u shpreh i bindur se kryeministër do të jetë Albin Kurti e kryeparlamentar Glauk Konjufca.

“Po shpresoj që do ta bëjmë edhe pa PDK-në, edhe kryeministër do të jetë Albin Kurti e kryeparlamentar Glauk Konjufca” – tha ai.

Pyetur se si do të bëhet Qeveria, Thaçi u përgjigj:

“Qashtu më 63 vota, këto 63 vota do të bëhen prej deputetëve, prej atyne që janë përgjegjës për shtetin e Kosovës”.

Lajme të ngjashme