Deputeti i VV-së del me ca këshilla praktike për mësuesit e Kosovës - NACIONALE

Deputeti i VV-së del me ca këshilla praktike për mësuesit e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, duket të jetë magjepsur nga mënyra kreative e një ligjeruese universitare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madej, Korenica e ka shpërndarë videon e zonjës, duke shkruar edhe një status, që i ngjan më shumë këshillave pedagogjike.

Kjo video është bërë virale derisa po tërheq vëmendjen e njerëzve për shembujt që një mësimdhënëse shfaq gjatë prezantimit të lëndës së Fizikës dhe Astronomisë.”, komentoi fillimisht z.Korenica.

Ai tutje tha se dija mekanike duhet të kombinohet në atë praktike.

Të kombinojmë dijen nga ajo mekanike në atë praktike! Kështu mund të përparojmë. Mësimdhënia është përgjegjësi, para se të jetë privilegj dhe krenari!”, shkruan tutje ai.

Lajme të ngjashme