Deputeti i “Guxo”: Kica-Xhelili mund të shkojë në PDK, ka pasur takime edhe me ta - NACIONALE

Deputeti i “Guxo”: Kica-Xhelili mund të shkojë në PDK, ka pasur takime edhe me ta

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Guxo, pjesë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se në parti prisnin që deputetja Doarsa Kica-Xhelili të aderojë në PDK.

Në “Dpt te Fidani”, Avdyli ka thënë se kishin dëgjuar që Kica-Xhelili po takohej më shumë me eksponentë të PDK-së se sa të LDK-së. Sipas tij, ajo mund të aderojë në PDK.

“Kemi dëgju që është taku me ekspontentë të PDK-së e të LDK-së, e me opinionistë. Nuk e di a ka me shku në LDK a në PDK, se më shumë është folur se do të shkojë në PDK. Duhet të presim dhe ta shohim ku do të shkojë”, ka thënë Avdyli

Lajme të ngjashme