Deputeti gjerman: Kosova i plotëson kushtet për Këshill të Evropës
Frank Schwabe, deputet socialdemokrat në Bundestagun e Gjermanisë, ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Deputeti gjerman ka vlerësuar lartë Kosovën, duke theksuar se shteti kosovar i plotëson kushtet për t’u anëtarësuar në KiE.
“Unë jam një nga ata që dëshirojnë që Kosova të bëhet anëtare tani, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA, si do të ndryshojë situata politike. Pra, Kosova është dukshëm më përpara në aspektin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit sesa disa shtete të tjera që tani janë anëtarë të Këshillit të Evropës. Në këtë aspekt, do të thoja se Kosova në thelb i plotëson këto kushte. Por me vendimin që do të marrim do të ketë një listë të tërë, disa faqe, të obligimeve që Kosova duhet t'i përmbushë dhe t'i marrë.” – tha ai për “DW”.