Deputeti Galushi reagon pas videos së Nacionales: Do të inicoj procedurë ligjore kundër prindit që përhapi urrejtje - NACIONALE

Deputeti Galushi reagon pas videos së Nacionales: Do të inicoj procedurë ligjore kundër prindit që përhapi urrejtje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gazeta Nacionale publikoi një video, ku një prind shihej teksa diskriminonte mbi baza etnike, pasi publikisht njoftoi se do ta largonte vajzën e tij nga shkolla “Mati Logoreci” për shkak të romëve në klasën e parë.

Në lidhje me këtë temë, ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom, Erxhan Galushi. Në postimin e tij, ai tregon se e ka votuar këtë shkollë pas publikimit të materialit nga Nacionale.

Galushi tregoi se do të ndjek rrugët ligjore karshi prindit që shfaqi tendencën raciste në mënyrë publike.

"Ndërsa për sjelljen aspak të tolerushme të prindërit në fjalë, si përfaqësues i komunitetit rom në Parlamentin e Republikës së Kosovës, do të inicoj procedurë ligjore në Gjykatën Themelore të Prizrenit ndaj këtij qytetari për përhapjen publikisht të urrejtjes, përçarjes dhe mos durimin midis grupeve kombëtare, racore e etnike." - shkroi ai.

Lajme të ngjashme