Deputetët nga Kosova për herë të parë ulen dhe e kanë të drejtën e fjalës në sallën plenare të KE-së
Deputetët nga Kosova po marrin pjesë për herë të parë në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i cili është duke qëndruar atj ë bashku me disa deputetë të tjera ka njoftuar se për herë të parë Kosova ulet dhe ka të drejtën e fjalës në këtë sallë.
“Lajm i mirë për vendin. Kosova për herë të parë ulet dhe e ka të drejtën e fjalës në sallën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova jonë e meriton respektin. E meriton vendin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
Tutje Gashi ka thënë se Kosova është storie suksesi e popullit tonë dhe bashkësisë ndërkombëtare.
“Është storie suksesi e lirisë. Është storie suksesi e demokracisë perëndimore. Krenar me Kosovën tonë! Krenar me aleatët tanë të natyrshëm – perëndimorë”, ka përfunduar Gashi.
