Deputetët e VV-së vizitojnë policin që u plagos në Skenderaj: Uniforma e shtetit duhet të respektohet
Deputetë e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, në cilësit të anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje kanë vizituar në spital policin e plagosur nga përplasja në Skenderaj, ku i përfshirë ishte ish-nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtaku dhe familjarë të tij.
Bajqinovci i ka uruar shërim të shpejt dhe ka thënë se uniforma e shtetit duhet të respektohet.
Shkrimi i tij i plotë:
Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim Arber A. Rexhaj vizituam policët e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë!
Njëri nga dy policët e lënduar në Skënderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi.
Uniforma e shtetit duhet të respektohet!
