Deputetët e VV-së ‘kënaqen’ me Glauk Konjufcën, publikohen pamje nga qëndrimi në Shqipëri - NACIONALE

Deputetët e VV-së ‘kënaqen’ me Glauk Konjufcën, publikohen pamje nga qëndrimi në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po qëndrojnë në Shqipëri, ku nesër pritet të mbajnë një mbledhje të përbashkët me kolegët atje.

Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë publikuar pamje nga qëndrimi në shtetin fqinj në shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Në fotografitë e publikuara, shihen deputetet Arjeta Fejza e Arijeta Rexhepi, me shefen e grupit parlamentar, Mimoza Kusari – Lila dhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Foto me kryeparlamentarin ka publikuar edhe deputeti tjetër i LVV-së, Nijazi Isaku.

“Me Kryetarin e Kuvendit në festen e 28 nëntorit në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi, ka publikuar agjendën e plotë të kësaj mbledhje, e cila fillon në ora 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë.

Fillimisht, pritet që të flasë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ndërsa më pas homologu i saj nga Kosova, Glauk Konjufca.

Fjalë përshëndetëse pritet që të kenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.

Nga Kosova, do te mbajë fjalim edhe kryediplomatja Donika Gërvalla, si dhe shefat e grupeve parlamentare të partive të Kuvendit, Besnik Tahiraj, Abelard Tahiri, Arben Gashi dhe Mimoza Kudari-Lila.

Siç bëhet e ditur në fund të njoftimit, mbledhja do të mbyllet në orën 11:35.

Lajme të ngjashme