Smajljaj: Në ligjëratën e ditës së xhuma, do të duhej folur kundër ushtrimit të dhunës nga hoxhollarët ndaj dashnoreve të tyre
Profesori Avdi Smajljaj ka reaguar lidhur me raportimin se imami i njohur nga Obiliqi, Behar Mjekiqi është denoncuar të mërkurën për dhunë në familje.
Ai ka thënë se nesër në ligjeratën e ditës së ‘xhuma’, do të ishte mirë të ligjerohej kundër ushtrimit të dhunës nga hoxhallarët ndaj partnerëve të tyre.
"A lejohet sipas fesë ushtrimi i dhunës ndaj dashnores? Nesër në ligjëratën e ditës së xhuma, do të duhej folur kundër ushtrimit të dhunës nga hoxhollarët ndaj dashnoreve të tyre. Peshku prishet në kokë, e ne ka kohë që jemi qelbur në kokë." - ka shkruar Smajljaj në Facebook.
Kujtojmë se Mjekiqi, dyshohet se më dhunë ka larguar viktimën E.J., nga shtëpia e tij, duke e shtyre dhe tërhequr zvarrë drejt oborrit të shtëpisë.
Gjatë nxjerrjes më dhunë nga shtëpia, Mjekiqi dyshohet se viktimës ia kishte marrë telefonin më dhunë, gjë që i ka shkaktuar lëndime në të dy duart.
Derisa e kishte nxjerrë me dhunë nga shtëpia, imami Mjekiqi ia kishte marrë telefonin viktimës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.
