Hoxhë Behar Mjekiqi rrah të dashurën e tij, dyshohet për manipulim të provave nga policia - NACIONALE

Hoxhë Behar Mjekiqi rrah të dashurën e tij, dyshohet për manipulim të provave nga policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Imami i njohur nga Obiliqi, Behar Mjekiqi është denoncuar të mërkurën për dhunë në familje.

Këtë e ka konfirmuar edhe raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Mjekiqi, dyshohet se më dhunë ka larguar viktimën E.J., nga shtëpia e tij, duke e shtyre dhe tërhequr zvarrë drejt oborrit të shtëpisë, raporton Paparaci.

Gjatë nxjerrjes më dhunë nga shtëpia, Mjekiqi dyshohet se viktimës ia kishte marrë telefonin më dhunë, gjë që i ka shkaktuar lëndime në të dy duart.

Derisa e kishte nxjerrë me dhunë nga shtëpia, imami Mjekiqi ia kishte marrë telefonin viktimës E.J. duke i shkaktuar lëndime në të dy duart.

Raporti konstaton se E.J. është shqiptare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, dhe me të njëjtën imami nga Obiliqi është në lidhje dashurie prej disa vitesh dhe të dy “kanë jetuar me njëri-tjetrin kohë pas kohe”.

Mjekiqi e ka pranuar para hetuesve policorë se është në lidhje me viktimën E.J. qe së paku tre vjet.

Imami Mjekiqi, është intervistuar nga policia të martën, ku ka mohuar që ka përdorur dhunë ndaj E.j., ai ka thënë se ndihët i kërcënuar nga ajo.

“Më tutje i dyshuari pohon se arsyeja pse unë dua ta largoj nga shtëpia është se ndihem i kërcënuar nga E.J. sepse me ka kërcënuar se do ta kalli shtëpinë, do ta mbys djalin”, thuhet në raportin e policisë për rastin.

E.J. në polici ka deklaruar se gjatë kohës kur ishte larguar dhunshëm nga shtëpia, Mjekiqi e kishte marrë revolen e tij, mirëpo nuk është kanosur me armë nga i dyshuari.

Pas intervistimit në Stacionin e Policisë në Obiliq, me urdhër të prokurorit kujdestar Musa Mehaj, imami Behar Mjekiqi është liruar në procedurë të rregullt.

Nacionale ka tentuar që të kontaktojë më imamin Behar Mjekiqi, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Sipas burimeve të Paparacit brenda Prokurorisë dhe Hetuesisë, komandanti i stacionit të Obiliqit, Sejdi Zeqiri i ka sugjeruar prokurorit Mehaj për mbylljen e rastit me arsyetimin se mungojnë elementet e veprës penale të dhunës dhe e ka transportuar personalisht viktimën E.J. drejt Maqedonisë së Veriut.

Nacionale ka tentuar po ashtu që të kontaktojë më zotëri Zeqirin, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigjeje deri më tani.

I pyetur nga Paparaci nëse ka pasur të drejtë të transportojë viktimën drejt Maqedonisë së Veriut, komandanti Sejdi Zeqiri ka thënë se viktima është kthyer për në shtëpinë e saj në Maqedoninë e Veriut me veturën e saj.

“Rreth orës 19:00 ka ardhur në stacion me veturë xhip i zi targat e Shkupit! Ajo ka ardhur me veturë personale dhe është kthyer me veturë personale. Ajo është përcjell deri në Autostradën e Mazgitit dhe ka shkuar me veturën e saj. Unë nuk kam urdhëruar as me çu as mos me e çu as që kam ditur për këtë temë ”, ka thënë Zeqiri.

Me urdhër të prokurorit kujdestar Musa Mehaj, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “dhunë në familje”.

Lajme të ngjashme