Dënimi i Dodikut me burg, Vuçiqi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare: "Serbia në situatë të vështirë si në vitin 2008" - NACIONALE

Dënimi i Dodikut me burg, Vuçiqi thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare: "Serbia në situatë të vështirë si në vitin 2008"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dënimi i Millorad Dodikut – ultranacionalistit famëkeq serb të Bosnje-Hercegovinës – me një vit burg dhe gjashtë vite heqje të drejtës të marrjes, e ka shqetësuar Aleksandar Vuçiqin e Serbisë, i cili tha se Beogradi nuk ka qenë në pozitë më të vështirë “që nga viti 2008”.

“I gjithë shteti ynë – udhëheqja shtetërore dhe unë personalisht – sot jemi nën presion të madh. Gjithë pasdite, nga të huajt, të cilët duan reagimin e Serbisë”, tha Vuçiq siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Vuçiq tha se për çështjen e dënimit të Dodikut e ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shtunën.

Lajme të ngjashme