Dëmtohet simboli i UÇK-së në Kaçanik, policia nis hetim
Simboli me tre shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur "Guri i Shpuar" në Kaçanik është dëmtuar nga persona të panjohur.
Zëdhënësi policor Kanun Veseli tha se dyshohet se një zjarr në afërsi të monumentit ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave.
"Nga hetimet e para dyshohet se simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes," tha Veseli.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti "Asgjësim apo dëmtim i pasurisë." Hetimet po vazhdojnë.