Demhasaj: Qeveria ta shkarkojë Rashiqin nëse nuk pajtohet me qëndrimet e tij për Asociacionin - NACIONALE

Demhasaj: Qeveria ta shkarkojë Rashiqin nëse nuk pajtohet me qëndrimet e tij për Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Arton Demhasaj, për Tëvë1 ka thënë se Asociacioni mund të bëhet para planit franko-gjerman dhe se kryeministri, Albin Kurti po mundohet që Asociacionin ta fusë brenda marrëveshjes finaale.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e ministrit serb, Nenad Rashiq për Asociacionin.

Demhasaj ka thënë se nëse qëndrimi i Qeverisë Kurti për Asociacionin dhe i ministrit Rashiq janë të ndryshëm atëherë ai duhet të shkarkohet.

Rashiq po flet për Asociacion të Komunave. Kryeministri po thotë asociacion njëetnik. Së pari i kemi dy figura brenda një qeveri që konceptet i kanë ndryshe-ndryshe për asociacionin. Tash unë nuk e di cili bëhet me qëllim të caktuar cili jo. Nëse Qeveria thotë se nuk ka në asnjë mënyrë krijim të Asociacionit, atëherë kur një ministër del dhe deklaron që është pro themelimit të asociacionit, që mendoj se deklarata e tij ishte korrekt. Nëse qeveria nuk është dakord me këtë që e thotë ai, duhet menjëherë ta shkarkojë, sikur që e ka shkarkuar ministrin Agim Veliu vetëm për një fjalë për çështjen e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.” - ka thënë Demhasaj.

Atëherë kemi një ministër që flet për Asociacionin, kur i dimë qëndrimet e atëhershme dhe të tashmë të Qeverisë për këtë.” - ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme