Demaku: Kurti po përdor strategji të ulët përmes mashave të tij – të injorojmë me përbuzje këtë diletantizëm - NACIONALE

Demaku: Kurti po përdor strategji të ulët përmes mashave të tij – të injorojmë me përbuzje këtë diletantizëm

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka reaguar ndaj qasjes së kandidatit për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Përmes një postimi Facebook, Demaku ka akuzuar Kurtin për përdorimin e asaj që ai e quan "strategji të ulët", duke shkruar se kreu i LVV-së po përdor persona të tjerë, të cilësuar prej tij si "masha", me qëllim “zhvendosjen e vëmendjes së opinionit, kur dështimi në qeverisje është i dukshëm dhe i prekshëm.”

Reagimi:

“Strategjia e ulët e Albin Kurtit përmes “mashave” të tij, me shfaqje e prononcime të shëmtuara, siç duket, është orkestruar për t’i përdorur gjatë fushatës zgjedhore.

Qëllimi është mëse i qartë: zhvendosja e vëmendjes së opinionit, kur dështimi në qeverisje është i dukshëm dhe i prekshëm.

Të injorojmë me përbuzje këtë diletantizëm që e ka kapluar një pjesë të shoqërisë.

Të shpërfaqim para opinionit, pa kompromis, keqqeverisjen dhe mashtrimin më të madh që po i bëhet këtij populli që nga çlirimi i vendit.”

Lajme të ngjashme