Demaku: Kosova nuk mund të vazhdojë kështu, Kurti po luan me institucionet - NACIONALE

Demaku: Kosova nuk mund të vazhdojë kështu, Kurti po luan me institucionet

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka kritikuar situatën aktuale institucionale, duke thënë se ajo nuk mund të vazhdojë më tej në këtë mënyrë.

Ai i ka bërë thirrje Albin Kurtit që, siç ka thënë, të rikthehet në kuadër të kushtetutshmërisë dhe të mos vazhdojë me, sipas tij, zvarritjen e proceseve institucionale.

“Ne edhe sot jemi këtu për t’i bërë thirrje, për t’i kërkuar që të kthehet në institucione, të kthehemi në kushtetutshmëri, sepse më tutje ne nuk mund të vazhdojmë kështu si shoqëri”, ka thënë Demaku.

Ai ka paralajmëruar se PDK-ja nuk do ta tolerojë, siç është shprehur, përdorimin e institucioneve për zvarritjen e proceseve politike.

Lajme të ngjashme