Deliu: Kurti dikur brengosej për nxënësit që nuk vijonin mësimin dhe për mësimdhënësit me paga të ulta - NACIONALE

Deliu: Kurti dikur brengosej për nxënësit që nuk vijonin mësimin dhe për mësimdhënësit me paga të ulta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar ndaj një deklarate të vitit 2019 të kryeministrit Albin Kurti që po qarkullon në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, Blerta Deliu ka thënë se kryeministri Kurti në kohën kur ishte në opozitë, brengosej për prindërit, mësimdhënësit e nxënësit, ndërsa tani si qeveritar nuk ka ndjeshmëri për asnjërën palë.

"’Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësime, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta’.

Kështu paska deklaruar Albin Kurti lidhur me grevat në vitin 2019. Ndërkohë, si qeveritar nuk po e ka fare ndjeshmërinë e asnjëres palë, as të nxënësve, as të mësimdhënësve, e as të prindërve”, ka shkruar Deliu.

Lajme të ngjashme