Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave” - NACIONALE

Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës dëshminë e saj lidhur me profilin e rremë në rrjetet sociale me emrin “Lule Gjeli”.

Gjatë një paraqitjeje në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo tha se veprimin e kishte ndërmarrë paraditen e së hënës.

Sipas Deliu-Kodrës, ajo ka qenë në disa raste objekt i fushatave të linçimit nga ky profil dhe nga llogari të tjera të ngjashme, të cilat, siç tha ajo, aktivizohen veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore.

Ajo shtoi se përmbajtjet sulmuese të publikuara nga profile të tilla drejtohen ndaj përfaqësuesve të partive të tjera, por jo ndaj zyrtarëve apo drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”, kemi me mijëra të tillë që kanë zënë vend në shoqërinë tonë. Rreziku i helmimit, kontaminimit shoqëror, për rrezikun e linçit publik…Unë sot kam deponuar dëshminë time lidhur me profilin e përfolur deri tash”, ka thënë Deliu-Kodra.

Lajme të ngjashme