Deklarohet babai i Mrika Nikçit, kërkon zbardhjen e rastit
Arianit Nikçi, babai i alpinistes Mrika Nikçi, ka dhënë një deklaratë për Klan Kosovën pas publikimit të një videoje ku shihet vajza e tij duke u sulmuar seksualisht nga një person i arrestuar tashmë.
“Kuptohet që jam ndier shumë i shqetësuar, por fatmirësisht ka qenë një bashkëpunim i mirë me organet përkatëse dhe me qytetarët”, ka thënë Nikçi.
I pyetur për detaje të tjera rreth të dyshuarit dhe rastit, ai tha se për momentin nuk mund të komentojë dhe se pret që çështja të zgjidhet përmes rrugëve ligjore.
“Për më tepër, nuk mund të prononcohem”, ka thënë Nikçi.
