Deklarohet Ambasada Amerikane për shtyrjen e vizitave të zyrtarëve kosovarë: Ky është arsyetimi që po u jepet atyre - NACIONALE

Deklarohet Ambasada Amerikane për shtyrjen e vizitave të zyrtarëve kosovarë: Ky është arsyetimi që po u jepet atyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka folur në lidhje me shtyrjen e vizitave të disa ministrave dhe kryetarëve të komunave atje.

Zëdhënësja e ambasadës, Katherine Judd, ka deklaruar për Klan Kosova se kjo nuk koha e përshtatshme për vizita të zyrtarëve në SHBA.

“Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar. Ne këtë mesazh po ua përcjellim zyrtarëve të ndryshëm të qeverisë”, thuhet në përgjigje.

Ajo ka shtuar se nuk ka ndonjë rast për të cilin SHBA-ja nuk do të lëshonte vizë për ministrat kosovarë.

Dje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, konfirmuar se janë shtyrë vizitat në SHBA.

Po ashtu, edhe kryetari i komunës së Podujevës, konfirmoi se vizita e tij për në SHBA është shtyrë.

Lajme të ngjashme