Deklaratat tmerruese kundër Kosovës nga presidenti i Kroacisë, asnjë reagim nga ambasadori Martin Berishaj - NACIONALE

Deklaratat tmerruese kundër Kosovës nga presidenti i Kroacisë, asnjë reagim nga ambasadori Martin Berishaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deklaratat e sotme nga presidenti kroat kanë shokuar opinionin kosovar. Por, ambasadori ynë në këtë vend ende po hesht.

“Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë. Kjo, fatkeqësisht, është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkomëbtar. E kemi marrë nga Serbia. Kush e bëri tjetër, pos neve? A e njohëm Kosovën?” – kishte thënë z. Millanoviq sot.

Kroacia besohej gjerësisht të ishte prej aleatëve më të mëdhenj të Kosovës në kontinentin evropian.

Për më tepër, vetë z. Millanoviq ishte pritur me nderime të larta shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në Kosovë para pak më shumë se një viti.

Por, ambasadori ynë në Kroaci Martin Berishaj ende nuk ka bërë asnjë koment për këtë rast në faqen e tij në Facebook ku i bën zakonisht reagimet. Por, reagim nuk ka pasur as në faqen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb që drejtohet prej tij.

Martin Berishaj ishte bërë i famshëm në Kosovë kur mediat sllovene i kishin zbuluar një skandal të madh financiar. Tashmë ai po hetohet për të paktën dy vepra penale në Kosovë.

Lajme të ngjashme