Deklaratat e Petrovcit, Smajljaj: Me taksa tona RTK-ja paguan programe që promovojnë racizëm - NACIONALE

Deklaratat e Petrovcit, Smajljaj: Me taksa tona RTK-ja paguan programe që promovojnë racizëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajlaj ka kritikuar Radio Televizionin e Kosovës për emisionin “Show i së premtes”, ku aktori Enver Petrovci ka fyer ish-komandantët e UÇK-së.

Ai ka bërë me dije se ky televizion, për të cilin qytetarët e Kosovës paguajnë taksa, po paguan programe televizive që promovojnë racizmin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është çmendur.

“Ja ku shkojnë taksat tona, paguajmë programe televizive për të promovuar racizëm. Ndërsa invalidëve të luftës, që i dhanë gjymtyrët e veta për liri, lexova diku se po u ndihmon qeveria e Katarit për proteza. Përderisa, paratë e buxhetit barten si suficit nga një vit në tjetrin. Çmenduri”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme