"Deklarata e Abazoviqit s'është papjekuri politike, por instruksion nga Beogradi"
Vazhdon edhe më tutje të komentohet deklarata e kryeministrit malazez rreth Gjenocidit në Srebrenicë.
Së fundit ka reaguar edhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko.
Biserko beson se deklarata e Abazoviqit nuk është papjekuri politike, por një qëllim për ta ndalur Malin e Zi në rrugën evropiane.
“Gjithçka që [Dritan Abazoviq] po bën tani nuk është nga papërvoja politike, por një qëllim për të ndalur Malin e Zi, e cila natyrisht është instruksion i marrë nga Beogradi, dhe ai merr anën e Beogradit, qëllimi i së cilës është ndalimi i përparimit të Malit të Zi drejt BE-së”, ka thënë Biserko, raportoi “Klix”.
