Dejona Mihali merret me Abdixhikun e Devollin, i përmend Serbinë e mashtrimin me kontrata - NACIONALE

Dejona Mihali merret me Abdixhikun e Devollin, i përmend Serbinë e mashtrimin me kontrata

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dejona Mihali, koordinatore e komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar vendimin e Komisionit të Pavarur për Medie për dënimin me 100 mijë euro të katër operatorëve kabllorë në Kosovë.

Ajo ka bërë një cilësim të ashpër, duke e cilësuar Artmotion, një prej kompanive të dënuara, si “mashtruese”.

Tutje, Mihali ka përmendur edhe Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së, duke ironoziar me të parin e partisë që dikur e udhëhiqte Ibrahim Rugova, ish-president i Kosovës.

“Nuk kanë veç dokumente Djakovica/Srbia, Pec/Srbia, shtetësi të Serbisë, kompani të regjistruar si të Serbisë, por janë dhe mashtrues. Mashtrues me kontratat (edhe ashtu ekstremisht të shtrenjta) ndaj qytetarëve të Kosovës.

Mirë është edhe një reagim psh. Lumir Abdixhiku në "mbrojtje të lirisë së shprehjes" ose "të lirisë së tregut" për Shkëlqim Devollin. Ku patjetër e siguron dhe që i ka pas.

Për Artmotion është fjala. Pra, për Klan Kosovën, Grupin Devolli e bashkëpunëtorët e tyre.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme