Deçan: Pas një fjalosje, një i dyshuar gjuan me armë zjarri në ajër - NACIONALE

Deçan: Pas një fjalosje, një i dyshuar gjuan me armë zjarri në ajër

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rast i përdorimit të armës është raportuar në Deçan.

Pas një fjalosje, njëri prej të dyshurave ka gjuajtur me armë në ajër.

PËRDORIM I ARMËS

Deçan / 26.10.2025 – 11:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur në mes vete. Si pasojë njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me karikator dhe dy fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme