Debati për "fshatarësinë e aktorëve" të Klinës e Malishevës, Pacolli del me një këshillë
Ish-presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është bërë pjesë e debatit rreth deklaratave të aktorit Sevdai Radogoshi.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se kur ishte student e trajtonin ndryshe, sepse vinte nga fshati, por tani është krenar.
“Kur isha student më trajtonin ndryshe sepse vija nga fshati, por sot jam më shumë se krenar për këtë”, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë se aktori i njohur si "Qumili" kishte deklaruar që “80 për qind 90 për qind me i pyet a ke qenë ndonjëherë ne teatër para studimeve. Ani do katunëve anej Klinës, Malishevës. Kurrë s’kanë ditë çka është teatri”, kishte thënë Qumili në T7.
