Daut Haradinaj në gjykatë: Kurti është veteran mashtrues, për të tjerë s’më kujtohen
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka dëshmuar në rastin Veteranët në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjen e prokurorit special Valdet Gashi, se meqenëse sipas përcaktimit ligjor përcaktohet se secili person i cili për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtar i UÇK-së është arrestuar gjatë periudhës ‘97-‘99 dhe është mbajtur në burg nga forcat e Serbisë, a ka pasur ndonjë kategori të tillë të personave që kanë aplikuar për veteranë luftëtarë, dëshmitari Haradinaj tha se “përpos Kryeministrit Kurti që është veteran mashtrues, për të tjerët nuk më kujtohet”.
Haradinaj ka deklaruar se te asnjë formular që është plotësuar nga kandidatët për veteranë pjesëtarë ose pjesëmarrës, anëtarët e komisionit qeveritar nuk kanë qenë të involvuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.