Daut Haradinaj merr pjesë në varrimin e tre të rinjve në Jabllanicë: Jemi pa fjalë!
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës.
Ai ka bërë me dije se fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se sot gjithë Kosova është me zemër të thyer.
"Fjalët nuk mjaftojnë për dhimbjen që sot ndan e gjithë Kosova. Lufta mori shumë dëshmorë jabllanicas, mes tyre edhe gjyshërit e tyre: Ali Rama, Ramë Mehmetaj dhe Bajrush Mehmetaj. Në luftë, sado që kishim dhimbje, kishim edhe krenari. E sot, e gjithë Kosova ishte në Jabllanicë me zemër të thyer. Ngushëllime familjeve Rama, Morina dhe Mehmetaj. Ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës", ka shkruar Haradinaj.