Darka e Borrellit, pretendimi i Vuçiqit: Luftova për të ruajtur paqen dhe stabilitetin
Dje në margjina të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Josep Borrell, shef i diplomacisë së BE-së, shtroi një darkë për presidentët e Ballkanit Perëndimor, ku mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit, është deklaruar se çfarë bisedoi në këtë darkë.
Në Instagram, Vuçiq shkroi se në darkën e shtruar nga Borrelli ka folur për paqen dhe stabilitetin në Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
“Dhe e përdora këtë drekë joformale për të vazhduar luftën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin dhe për të përshpejtuar zhvillimin e Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.” – shkroi Vuçiq.