Dardan Sejdiu: Qeveria nuk e ka mbajtur asnjë qëndrim më shumë se një javë - NACIONALE

Dardan Sejdiu: Qeveria nuk e ka mbajtur asnjë qëndrim më shumë se një javë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisit, Dardan Sejdiu, ka thënë në Klan Kosova se Qeveria Kurti nuk e ka mbajtur asnjë qëndrim më shumë se një javë.

“Kemi një çështje e cila ka të bëj me konsistencë, pra një konsistencë në qëndrim-veprim të qeverisë, karshi fjalëve që i bën. Qeveria, prej momentin që është futur në lëvizjen me gjoba, me qortime, nuk e ka asnjë qëndrim që e ka mbajtur më shumë se një javë. Asnjë nuk e ka”, mendon ish-deputeti i VV-së.

Sipas tij, kjo dukuri sipas tij po e karakterizon këtë qeveri.

“Kjo është diçka që ka filluar ta karakterizojë këtë qeveri, sa i përket muajit të fundit”, tha Sejdiu.

Lajme të ngjashme