Danimarka i bie “pishman” për të marrë vende me qira për të burgosurit e saj në burgjet e Kosovës
Kosova dhe Danimarka kishin bërë marrëveshje, për marrjen me qira të vendeve në burgjet e Kosovës, për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkë.
Por një vendim i tillë është pezulluar, pasi të njejtit janë arsyetuar se kanë mungesë të fondeve.
“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSH e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë zgjidhje”, thuhet në njotimin e Shoqatës së Burgjeve në Danimarkë.