Dalin pamjet e rrëzimit të aeroplanit rus në një ndërtesë në Rusi
Një aeroplan ushtarak i Kremlinit është përplasur në një ndërtesë banimi në Rusi duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri.
Avioni hyri në bllokun e banesave në Yeysk, një qytet turistik në Detin Azov pranë Krimesë.
Aeroplani dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Mësohet se pilotët janë hedhur përpara përplasjes së tmerrshme.
Në rrjetet sociale mund të shihen pamjet e ndërtesës së përfshirë nga zjarri qoftë në Twitter dhe Telegram, e janë publikuar edhe pamjet e aeroplanit Su-34 që rrëzohet mbi ndërtesë.
Në pamjet amatore shihet aeroplani duke humbur lartësinë, e disa sekonda para rrëzimit ndodh shpërthimi i aeroplanit në ajër.
Fluturakja Su-34 përfundon mbi ndërtesën nëntëkatëshe që menjëherë përfshihet nga zjarri. /Nacionale/
‼️🇷🇺 BREAKING:
— Maimunka News (@Tb4O2u9c7MmZPmR) October 17, 2022
The moment of the crash of the Su-34 in Yeysk. The footage shows how the engine of the plane flashes, it begins to lose altitude, falls and explodes. #Russia pic.twitter.com/3w5ZGIzdC6