Daka-Osmanit: Nuk ta fal, më shkarkove për ego personale dhe arsye politike - NACIONALE

Daka-Osmanit: Nuk ta fal, më shkarkove për ego personale dhe arsye politike

3 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se nuk ia ka falur ish-presidentes, Vjosa Osmani, shkarkimin e saj nga posti i të parës së KQZ-së, pasi siç tha, ka qenë puro politik.

E pyetur nëse ia ka “falur” Vjosa Osmanit, e cila e kishte shkarkuar sa ishte presidente, Daka tha jo.

Ajo shtoi se ishte shkarkim puro politik, prandaj ka qenë kaq e zëshme në këtë aspekt.

“Jo, sepse ishte shkarkim puro politik dhe për ego personale, më shumë për çështje politike, sepse po të ishte si pasojë e mosveprimeve apo keqpërdorimeve, asnjëherë nuk kisha qenë kaq e zëshme dhe më e sigurt, por ka qenë një ‘spastrim’ i atyre që ka pretenduar se i takojnë strukturave të subjekteve të tjera”, tha ndër të tjera Daka në t7.

Lajme të ngjashme