Dafina Demaku: 200 qenka dënimi kur i mëshon trupit të njeriut dhe nëse shoferi qëllon ministër
Analistja dhe gazetarja Dafina Demaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin me gjobë prej 200 euro, ministren e Industrisë, ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila para një viti patë goditur me makinë një fëmijë.
Demaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se 200 është dënimi nëse i mëshon një trupit të njerit dhe nëse qëllon shoferi ministër.
Postimi i plotë:
200 euro dhe heqja e pikëve në patent shofer (pezullimi/ marrja e lejes se paku tre muaj) eshte minimumi i dënimit nese e kalon nje vije te bardhe qe quhet e plote, qofte edhe ne 'sernishte' ku dukshmeria mundet me qene Prishtine - Çakorr 😛
200 euro qenka denimi edhe nese jo kete ngjyren e bardhe, po i mëshon trupit të njerit, nese qellon shoferi minister 🙂
Drejtësi dhe punësim për të gjithe
