Daçiqi ankohet ndaj BE-së: Po e rrit presionin mbi Serbinë
Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, ka folur rreth situatës politike të Serbisë me Bashkimin Evropian.
Në fakt, Daçiq, siç raporton REL, është ankuar rreth presioni të BE-së mbi Serbinë.
Ai ka thënë se Brukseli është duke e rritur trysninë ndaj Serbisë, përmes kërkesës për të përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, të cilën Serbia refuzon ta nënshkruajë, në kornizën e bisedimeve për anëtarësim.
“Tani po përpiqeni t’ia impononi Serbisë një detyrim përmes Bashkimit Evropian dhe Kapitullit 35, që nëse dëshiron të bëhet anëtare, duhet të ketë të ashtuquajturin zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe pjesën e marrëveshjes me të cilën nuk u pajtua”, tha Daçiq.