Daçiq: Republika Çeke nuk do ta vendosë në procedurë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE - NACIONALE

Daçiq: Republika Çeke nuk do ta vendosë në procedurë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Republika Çeke nuk do ta vendosë në procedurë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE deri në fund të presidencës së saj transmeton Politika.

“Çekia e ka pranuar aplikacionin dhe sipas njoftimeve, siç janë gjërat sot, në seancën që duhet të mbahet këtë javë, vetëm do të informojnë se e kanë pranuar aplikacionin dhe nuk do ta vendosin më në procedurë" tha ai.

Ai shtoi se me këtë çështje do të merret kryesuesi i ardhshëm, që është Suedia, e cila do ta marrë kryesinë nga Viti i Ri.

“Në fund të ditës për këtë duhet të merret një vendim me konsensus, gjë që nuk do të ndodhë në këtë moment, sepse janë pesë vende, përfshirë Greqinë, që nuk e kanë njohur Kosovën dhe duke pasur parasysh qëndrimin e Hungarisë, e cila, pavarësisht se e ka njohur Kosovën, nuk e voton Kosovën në forumet ndërkombëtare”, tha Daçiq.

Daçiq shtoi se Serbia ka ende një luftë të ashpër në Këshillin e Evropës.

"Gjithçka është zhvendosur në vitin e ardhshëm. Duke qenë se Islanda po mban një Samit të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, nuk është në interesin e tyre për të nxitur probleme të ndryshme, është në interesin e marrëveshjes. Prandaj presim që kjo temë të mos jetë së shpejti në rend dite”, tha Daçiq, transmeton Tanjug.

Daçiq, po ashtu deklaroj se janë 27 shtete të cilat kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

"Ajo që është e sigurt është se janë 27 shtete që kanë tërhequr njohjen e Kosovës, për 18 shtete dihet kush janë, për nëntë shtete do të shohim se kur do të merret vendimi”, ka thënë Daçiq.

Lajme të ngjashme