Çudit ShKK-ja me një fjali: “Synojmë dita ditës rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve”
Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se në burgun e Dubravës nga puna e të burgosurve janë korrur afro 32 mijë kilogramë grurë.
Një fjali megjithatë tingëllon e kuptimisht gabim ku thuhet se synohet "dita dites" ndikimi ne rehabilitim dhe risocializim i të burgosurve, në vend se të thuhej, synohet "çdo ditë" ose "çdo ditë e më shumë" ndikimi në rehabilitimin e të burgosurve.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së”, thuhet në njoftim.